Tre liderët kryesorë teknik të OpenAI dhanë dorëheqjen ditën e Mërkure dhe është raundi i radhës i largimeve të ekzekutivëve të kompanisë.
CTO Mira Murati, Zëvendës Presidenti i Kërkimit Barret Zoph dhe CRO Bob McGrew njoftuan largimet e tyre përmes rrjetit social X.
Startup i inteligjencës artificiale është duke negociuar një raund të ri financimi prej 6.5 miliardë dollarësh që vlerëson kompaninë me 150 miliardë dollarë.
Kompania planifikon të ristrukturohet në një korporatë fitimprurëse duke i dhënë CEO-s Sam Altman një pjesë të aksioneve.
Aktualisht, një bord jofitimprurës kontrollon njësinë ekonomike fitimprurëse, një strukturë e pazakontë që bëri që anëtarët e bordit jofitimprurës të rrëzonin Altman në nëntor 2023 për shkak të një prishjeje në komunikim dhe humbjes së besimit. Ai u rikthye në detyrë pas pesë ditësh.
Mbetet e paqartë nëse largimi i ekzekutivëve do të ndikojë tek raundi i ri i financimit. Murati është ende duke punuar në OpenAI ndërsa negocion largimin e saj nga kompania, sipas një burimi të afërt me Muratin.
Ajo ka qenë pjesë e krijuesit të ChatGPT për 6 vite e gjysmë, dhe shërbeu përkohsësisht si CEO në Nëntor kur bordi largoi Altman. /CIO Albanian