Nëse ke një piceri dhe dëshiron që klientët të kenë akses të lehtë dhe të shpejtë te menuja jote, ne të ofrojmë një zgjidhje të plotë dhe profesionale: krijimin e një website-i të personalizuar dhe një menu dixhitale me QR code.

Website-i i picerisë do të jetë i dizajnuar sipas stilit të lokalit tënd – modern, tradicional apo rustik – dhe do të përfshijë informacione të rëndësishme si menuja, orari i punës, vendndodhja, rezervimet dhe kontaktet. Mund të shtojmë edhe seksione të dedikuara për oferta speciale apo histori të brendit tënd, duke krijuar një përvojë të këndshme për çdo vizitor.

Së bashku me këtë, krijojmë edhe QR Code me menu dixhitale që klientët e tu mund ta skanojnë me telefonin e tyre, direkt nga tavolina. Kjo i lejon ata të shohin menunë në mënyrë të pastër, të shpejtë dhe pa kontakt fizik, një zgjidhje moderne dhe higjienike, e cila e përmirëson ndjeshëm përvojën në lokal.

QR code-i është i personalizuar për ty, mund të vendoset në çdo tavolinë apo poster, dhe menuja mund të përditësohet kurdoherë që ke ndryshime – pa kosto shtesë për printim.

Nëse dëshiron të modernizosh picerinë tënde dhe të krijosh një imazh më profesional, mjafton të na kontaktosh dhe ne do të kujdesemi për çdo detaj: nga dizajni i faqes, deri te funksionaliteti i plotë i menusë digjitale.

× Na kontaktoni